Manchester United bllokoi largimin e Van de Beek gjatë janarit!

Skuadra e Manchester United mësohet se gjatë këtij janari nuk e lejoi që mesfushori i saj Donny Van de Beek të largohej këtë janar në formë huazimi.

Mesfushori holandez u transferua vitin e kaluar nga Ajax dhe erdhi me një bujë të madhe pasi për të u paguan plot 55 milionë euro.

Kohëve të fundit ai ka filluar të luftojë për një vend titullari për shkak edhe të mungesës së Paul Pogba i cili vuan një dëmtim.

Van de Beek nuk është një futbollist i preferuar nga trajneri Solskjaer dhe ky fakt nuk po i pëlqen aspak mesfushorit holandez.

Ai tentoi që këtë janar të transferohet tek ndonjë skuadër tjetër për të paktën 6 muaj mirëpo një gjë të tillë e hodhi poshtë United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here