21 vjeçari francez është duke u bërë njëri prej futbollistëve më të kërkuar nga skuadra e mëdha europiane dhe gara për të sa po shkon e po bëhet më e nxehtë, raporton Evening Standard.
Edhe skuadra e Arsenal ka shfaqur interesim për të dhe po bëjnë gati terenin për blerjen e tij gjatë kësaj vere.
Mikel Arteta ka larguar disa mbrojtës të qendrës dhe me një kontratë të David Luiz që do të përfundojë këtë verë, emri i Konates duket shumë i dëshiruar nga pala londineze.