Eleminimi i Juventusit nga Porto në Ligën e Kampionëve është surpriza më e madhe.
Siç raporton Todo Fichajes, Juventus ka shfaqur interesim për njërin nga yjet e Portos.
Andrea Pirlo ka piketuar pikërisht Sergio Oliveiran si përforcimin e parë për merkaton e verës.
Oliviera ishte njëri nga më meritorët për kualifikimin e Portos dhe shënoi gol në ndeshjen e dytë.
Portugezi po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 17 gola, pesë prej tyre në Champions League.
Për të siguruar transferimin e tij Juventus do të ofrojë 30 milionë euro dhe sipas të gjitha gjasave Oliveira në verë do të transferohet në Torino.