Siç raporton Calcio Mercato, Chelsea është e gatshme ta shesë Emerson Palmerin këtë verë për 20 milionë euro.
Blutë e Londrës dëshirojnë të arkëtojnë para nga shitja e tij, pasiqë kontrata e Palmerit skadon në vitin 2022.
Emerson ka rënë në plan të dytë te Chelsea dhe karrierën sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë në Itali.
Interesim për 26-vjeçarin kanë shfaqur Juventus, Inter dhe Napoli.