Djajtë e Kuq këtë verë do të nisin ndjekjen për portierin e Aston Villas.
Emi Martinez është vetëm portieri i fundit që ka hyrë në listën e dëshirave të skuadrës së Manchester United, raporton kështu Football Insider.
Me të ardhmen e David De Geas që duket në pikëpyetje drejtuesit e United janë duke lëvizur të gjitha kartat që kanë në dispozicion për të siguruar një portier të denjë gjatë kësaj vere.
Ish ylli i Arsenal është duke shkëlqyer në Villa Park dhe kjo gjë po shtyn Djajtë e Kuq për të bërë një ofertë në drejtim të tij.