Blutë e Londrës janë të gatshëm të hidhen në sulm në qoftë se argjentinasi vendosë të largohet nga Etihad Stadium.
Tashmë me një kontratë që skadon në fund të këtij sezoni ishte e ditur se shumë skuadra jashtë Anglisë ishin të interesuara për të por interesimi i Chelseas me të vërtetë që ishte një surprizë e vërtetë.
Daily Mail raporton se një marrëveshje mes Cityt dhe futbollistit nuk do të arrihet dhe se ai do të largohet gjatë kësaj vere.
Chelsea ka shpalosur tashmë interesimin e saj mirëpo vështirë që Citizens do të lejojnë që një transferim i tillë të ndodhë.