Gianluigi Buffon nuk e ka ndërmend të pensionohet.
Portieri 43-vjeçar ka luajtur në dhjetë ndeshje këtë sezon dhe vazhdon të jetë në formë.
Buffon dëshiron të luaj edhe për një sezon dhe sipas mediave italiane, 43-vjeçari do të transferohet te Parma.
Gigi dëshiron ta përfundojë karrierën aty nga ku e nisi. Juventus i ka ofruar Buffonit kontratë të re, mirëpo ai dëshiron që ta ndihmojë Parman.
Kontrata e italianit skadon në fund të sezonit dhe Buffon do t’i bashkohet Parmas me parametra zero.