Fabio Paratici po bën gati planet për merkaton e kësaj vere pasi sezonin tjetër dëshiron ta rikthejë përsëri skuadrën e tij në majen e futbollit italian.
Tashmë nga Zonja e Vjetër është shënjestruar ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho i cili nuk bën pjesë në planet e skuadrës së Ronald Koeman.
Këtë sezon braziliani ka zhvilluar vetëm 12 ndeshje për katalanasit duke e bërë atë thjesht një zgjedhje të dytë, gjë që nuk po i pëlqen aspak brazilianit.
Skuadra blaugrana është e gatshme që ta lërë atë të lirë në këmbim të një shumë prej 40 milionë eurosh, Zonja e Vjetër pritet që të jetë në gjendje të dhurojë një shumë të tillë.