Katalansit janë hedhur në sulm për të siguruar firmën e Wijnaldum.
Mesfushori i i Liveproolit, Wijnaldum do të largohet nga Anfield në fund të sezonit si futbollist i lirë.
Barcelona ka nisur bisedimet me Georginio Wijnaldum, raporton Mundo Deportivo.
Mundo Deportivo, shkruan se Barcelona i ka ofruar holandezit kontratë tre vjeçare dhe pagë prej 8 milionë eurove në sezon.
Wijnaldum sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në Camp Nou nëse Ronald Koeman mbetet trajner i Blaugranëve.