Hirving Lozano largohet nga Napoli, mirëpo jo nga Serie A.
Sulmuesi i Napolit, Hirving Lozano ka gjetur formën e duhur mirëpo nuk është i lumtur në San Paolo.
Lozano ka luajtur 33 ndeshje këtë sezon, ka realizuar 13 gola dhe ka bërë katër asistime.
25-vjeçari dëshiron largimin nga Napoli dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Juventusi.
Meksinaki pëlqehet nga Fabio Paratichi, pasiqë mund të luaj nga të dy krahët e sulmit por edhe si qendërsulmues.
Me transferimin e tij Pirlo do të kishte disa opsione në vijën e sulmit dhe Biankonerët janë të vendosur për ta transferuar atë në verë.
Për shërbimet e Lozanos Juventus do të duhet të paguaj më së paku 45 milionë euro.