Ylli i Spurs mund të bëhet shumë shpejtë pjesë e Citizens.
Manchester City ka bërë publik interesimin e tyre për sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, raporton kështu e përditshmja britanike The Times.
Liderët e Premier League do të bëjnë një ofertë në drejtim të tij në qoftë se dështojnë në transferimin e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.
Kane i cili ka një kontratë me londinezët deri në vitin 2024 gjatë këtij viti në 40 ndeshje ka arritur që të shënojë plot 27 herë.