Ylli i skuadrës së Sheffield ka mahnitur drejtuesit e skuadrës së Manchester City.
Mesfushori Sander Berge tashmë është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për skuadrën që po udhëheqë Premier League, raporton Votebal24.
Citizens e kanë shënjestruar 23 vjeçarin si zëvëndësuesin e duhur për Fernandinhon i cili pritet të bëhet një futbollist i lirë këtë verë.
Berge duket i vendosur për të qëndruar në Premier League edhe pas këtij sezoni dhe largimi nga Sheffield duket i mundur për shkak se skuadra rrezikon rënien nga Premier League.