David De Gea tashmë ka një mundësi tjetër para vetes, të largohet nga Manchester United mirëpo në formë huazimi.
Një hipotezë të tillë e ka ngritur ESPN e cila e cilëson spanjollin favorit për tu larguar këtë verë nga Old Trafford.
Spanjolli tashmë e ka humbur betejën për vendin e titullarit në portë me Dean Henderson dhe tashmë me kërkesa shumë të larta për një kontratë me të, është e vështirë për të gjetur një blerës për të.