Futbollisti i Chelseas, Tiemoue Bakayoko, ka shumë mundësi që këtë verë mund të rikthehet përsëri në Ligue 1.
Mesfushori pas dy huazimeve tek AC Milan dhe Napoli tashmë e ka gjetur veten në vështirësi për shkak se nuk arriti të sigurojë një vend titullari tek skuadra londineze.
Ndërkohë që në Francë ka shpresa të mëdha pasi shërbimet e tij po i kërkojnë dy skuadrat më të mëdha, Paris Saint Germain dhe Lyon.