Chelsea mposht Crystal Palace me poker dhe ngjitet në vendin e katërt

Chelsea ka arritur një fitore me shumë vlera pasditen e sotme ndaj Crystal Palace në transfertë, teksa ka triumfuar me shifrat 1-4.

Ndeshja ishte shumë e thjeshtë për Blutë, të cilët shënuan 2 herë brenda 10 minutash.

Havertz dhe Pulisic shënuan dy gola të shpejtë që lehtësuan gjithçka për të besuarit e Tuchel. Goli i tretë erdhi nga Zouma në minutën e 30’. Pjesa e parë u mbyll 0-3.

Në fraksionin e dytë, Palace reagoi me anë të Benteke, i cili shënoi në minutën e 65’. Sidoqoftë, vetëm aq, pasi Chelsea shënoi përsëri me anë të Pulisic, që mbylli ndeshjen në 1-4.

Fitorja e ngjit Chelsean përsëri në vendin e katërt, me 2 pikë më shumë se sa Liverpooli i vendit të pestë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here