Chelsea kualifikohet në gjysmëfinalet e UEFA Champions League duke eliminuar Porton me rezultatin e përgjithsëm 2-1.
Mbrëmjen e sotme, “Blutë” e Londrës ishin të fikur dhe u mposhtën 0-1, por iu falën fitoren së një jave më parë me shifrat 0-2.
Ndeshja e sotme u dominua totalisht nga portugezët e Portos. Pavarësisht se Chelsea pati shumë rast në pjesën e dytë për shkak të hapësirave, londinezët nuk u treguan të saktë përpara portës me Pulisic dhe Havertz.
Në fundin e ndeshjes, Porto shënoi golin e fitores, por vetëm aq, pasi ishte shumë vonë. Në minutën e 94’ të ndeshjes Taremi shënoi një nga golat më të bukur të turneut, teksa mposhti portierin Mendy me një roveshatë.
Kështu, gjithçka u mbyll 0-1, me Chelsean që kalon në gjysmëfinale, ku pret fituesin e çiftit Real Madrid-Liverpool.