Skuadra portugeze e Sporting dëshiron që të nënshkruajë një kontratë të përhershme me futbollistin që kanë hauzuar nga Manchester City, Pedro Porro.
Spanjolli është transferuar tek skuadra portugeze në fillim të këtij sezoni për një afat dy vjeçar dhe tashmë po kërkojnë që të nënshkruajnë një kontratë të përhershme.
Pas një sezoni shumë të mirë ku e ka ndihmuar tej mase skuadrën ata kanë vendosur që të shfrytëzojnë klauzolën e tij prej 8.5 milionë eurosh për ta blerë përfundimisht atë nga Citizens.