Inter është duke kërkuar që të përforcojë mesfushën e saj në merkaton e janarit dhe këtë gjë po kërkon ta bëjë në Premier League nga skuadra e Jurgen Klopp.
Zgjidhja mund të vijë nga shitja e Eriksen dhe me paratë që do grumbullohen nga largimi i tij do të tentohet që në San Siro të transferohet Giorginho Wijnaldum, i cili është një emër që pëlqehet shumë nga Conte.
Wijnaldum ka kohë që po përflitet për një largim nga Liverpool mirëpo deri më tani oferta e duhur nuk kishte ardhur por tashmë interesimi i Contes do të bëjë që The Reds të privohen nga shërbimet e tij.