Ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele është në shënjestrën e ish trajnerit të tij Thomas Tuchel.
Për momentin e ardhmja e Dembeles është tema kryesore te Barcelona, pasiqë francezit i skadon kontrata në vitin 2022.
Katalanasit nuk kanë vendosur ende për të ardhmen e Dembeles. Laporta mund ta nxjerr në shitje për të financuar transferimin e Haaland.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Chelsea dhe Tuchel e dëshiron francezin në Stamford Bridge.
Në rast se Barcelona vendos ta nxjerr në shitje, Chelsea do të duhet të paguaj 50-60 milionë euro për kartonin e francezit.