Joan Laporta ka gati kontratën e re për Lionel Messin.
Barcelona ka përgatitur një kontratë të re tre vjeçare për Lionel Messin, raporton ESPN.
33-vjeçarit i skadon kontrata me Blaugranët në fund të sezonit dhe ende nuk dihet se a do ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.
Messi ishte pranë largimit nga Barcelona verën e kaluar, mirëpo në fund u detyrua të qëndrojë në Camp Nou.
Me ardhjen e Laportas në krye të klubit gjërat kanë ndryshuar dhe argjentinasi pritet të rinovojë kontratën me Barcelonën.