Juventus mposht Torinon në derbin e qytetit

Në frymën e fundit, atëherë kur po përgatitej shtesa pas 90 minutash.

Juventusi gjen golin e fitores ndaj Torinos (2-1) duke përmbysur një ndër ndeshjet më të vështira që nisi me golin e NKoulu që në fillim të takimit në goditje këndi.

Në pjesën e dytë, skuadra e Pirlos vendos këmbën te gazi dhe pasi gjen barazimin me Cuadrado që arbitri anulon me VAR, duhen dy gola me kokë: fillimisht McKeanne dhe pastaj Bonuçi, duke shpërthyer në një festë ku edhe Pinsoglio merr pjesë dhe më pas ndëshkohet me të kuq nga arbitri.

Një sukses i jashtëzakonshëm dhe i arritur në fund pas vuajtjesh të jashtëzakonshme për bardhezinjtë që kështu ngjiten në renditje dhe tani i bëjnë presion Milanit.

Pa Morata, pa golat e Ronaldos, por më në fund edhe gola nga mesfusha dhe mbrojtja. Derbi i takon bardhezinjve, Pirlo merr frymë lirisht!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here