Formacionet zyrtare: Cadiz – Barcelona

Cadiz dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Katalunasit janë mysafir të Cadiz në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në La Liga, takim që do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin Ramon de Carranza.

Ekipi i Ronald Koeman ka përjetuar formë të luhatshme në fillim të sezonit, por synon fitoren në këtë udhëtim për t’u ofruar edhe më shumë me kreun e tabelës.

Në anën tjetër, vendasit kanë rënë shumë nga forma në ndeshjen e fundit dhe do të ishin shumë të kënaqur edhe me një pikë nga kjo ndeshje.

Koeman ka bërë përsëri ndryshime në formacion, ndërsa trajneri i Cadiz starton me më të mirët.

Cadiz: Ledesma, Iza, Fali, Marcos Mauro, Espino, Jonsson, Bodiger, Alex, Perea, Jairo, Alvaro Gimenez.

Barcelona: Ter Stegen, Dest, Mingueza, Lenglet, Jordi Alba; Busquets, De Jong; Coutinho, Messi, Griezmann; Braithwaite.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here