Julian Nagelsmann është i vendosur që të largohet përfundimisht nga Rasenball Sport Leipzig në fund të këtij sezoni.
Trajneri gjerman është i joshur nga oferta e Bayern Munich dhe po flitet që tashmë ai ka arritur një marrëveshje me bavarezët që do zyrtarizohet më vonë.
Kicker raporton që Nagelsmann ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që ti ndërpresin kontratën aktuale.
Dëshira e tij është që ti bashkohet rivalëve të Bundesligës mirëpo kjo ofertë e tij nuk është pranuar nga drejtuesit e skuadrës të cilët i kanë kërkuar bavarezëve plot 30 milionë euro për shërbimet e trajnerit të tyre.