Sulmuesi i PSG akoma nuk ka nënshkruar rinovimin e kontratës dhe kjo gjë i mundëson atij të negociojë përsëri me Barcelonën.
Mundo Deportivo raporton që braziliani në mënyrë të qetë ka biseduar me njerëz të Barcelonës për një rikthim të mundshëm në Camp Nou.
Sulmuesi anësor ka raportuar që dëshiron një rinovim me parisienët por përderisa nuk ka nënshkruar akoma asgjë, mediat spanjolle nuk po ndalin lajmet për një rikthim të mundshëm të tij në La Liga.
Të mërkurën dështoi që të ishte vendimtar kundër Manchester City në Champions, ndeshje kjë që e humbën 1-2.