Braziliani dëshiron rikthmin në Camp Nou.
Radio e njohur spanjolle RAC1, raporton se Neymar dëshiron të rikthehet te Barcelona në merkaton e verës.
Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta synon rikthimin e brazilianit në Camp Nou.
Barcelona ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Neymar dhe këta të fundit e kanë informuar Laportan për dëshirën e brazilianit që të rikthehet në Camp Nou.
Blaugranët kanë kontaktuar PSG, por Parisienët kanë refuzuar kategorikisht opsionin për largimin e Neymar.
Mirëpo Laporta është i bindur se mund ta transferojë Neymarin këtë verë, pasiqë kontrata e brazilianit me Parisienët skadon vitin e ardhshëm.