Chelsea është në kërkim të një qendërsulmuesi dhe Harry Kane është emri i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Bluve.
Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane pritet të largohet nga Spurs në fund të sezonit dhe disa gjigantë europian janë në garë për bomberin anglez.
Chelsea është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për Kane, ndërsa Tuchel ka dhënë dritën jeshile.
Kane ka realizuar 21 gola në 30 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa për kartonin e tij Chelsea do të duhet të paguaj më së paku 100 milionë euro.