Real Madrid është në kërkim të një qendër mbrojtësi.
Mos rinovimi i Sergio Ramos dhe shitja e mundshme e Varane ka bërë që drejtuesit e Realit të vihen në kërkim të qendërmbrojtësve.
Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Reali ka piketuar mbrojtësin e PSG, Marquinhos si përforcim ideal për vijën e mbrojtjes.
Braziliani është i gatshëm të largohet nga PSG edhe pse ka kontratë me Parisienët deri në vitin 2024.
Marquinhos vlerësohet në treg 60-70 milionë euro, shifër të cilën Los Blancos janë të gatshëm ta paguajn.