Përfaqësuesi i kombëtares së Malit po shihet si zëvëndësuesi perfekt për Fernandinhon.
Manchester City ka besim të plotë që do të jetë në gjendje për të nënshkruar me Yves Bissouma për një shifër prej rreth 30 milionë funtash, raporton kështu Daily Star.
Kontrata e Fernandinhos skadon në fund të këtij sezoni dhe 36 vjeçari akoma nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.
City riktheu vëmendjen kah Bissouma pasiqë çmimi që West Ham i vuri Declan Rice ishte plot 100 milionë euro, shifër kjo e papranueshme nga Citizens.