Dy finalistet e Champions League tashmë janë duke dueluar edhe në një garë tjetër.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski i cili po kërkohet si nga Manchester City poashtu edhe nga Chelsea, raporton ESPN.
Lewandowski ka një kontratë me bavarezët deri në vitin 2023 mirëpo është i tunduar nga ideja për të luajtur në Premier League.
Për të lënë të lirë 32 vjeçarin raportohet që Bayern do të kërkojë një shifër prej 60 milionë eurosh.