Friedkin hap thesin: Mourinho transferon yllin 60 milionësh te Roma

Jose Mourinho ka gati goditjen stratosferike për merkaton e verës.

Emërimi i Mourinhos si trajner i Romës, është lajmi kryesor në mediat sportive ditët e fundit.

Roma pritet të bëjë goditje të mëdha në merkaton e verës dhe sipas të gjitha gjasave Giallorosët do ta thyejnë rekordin për sa i përket transferimit më të shtrenjtë në historinë e klubit.

Portali i njohur spanjoll Todo Fichajes, raporton se Mourinho dëshiron transferimin e Pierre-Emile Höjbjerg në Olimpico.

Mesfushori danez u transferua te Tottenham verën e kaluar pikërisht kur Mourinho ishte trajner i Spurs dhe tani portugezi e dëshiron 25-vjeçarin te Roma.

Höjbjerg ka luajtur 49 ndeshje këtë sezon, ka realizuar një gol dhe ka bërë katër asistime.

Drejtuesit e Tottenham nuk e kanë në plan ta shesin atë, mirëpo Roma është e gatshme të bëjë çmendurinë dhe të ofrojë 60 milionë euro për të bindur Spurs.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here