Paolo Maldini ka gati një tjetër transferim low-cost.
Drejtuesit e Milanit kanë filluar të punojnë për merkaton e verës dhe Rosonerët kanë piketuar disa përforcime.
Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Milan ka nisur bisedimet me Brest për transferimin e Romain Faivre.
Mesfushori 22-vjeçar po bën një sezon të mirë, ku në 35 ndeshje të luajtura ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime.
Profili i tij përputhet me politikën e transferimeve dhe për shërbimet e tij Milan pritet të paguaj 15 milionë euro.
Faivre mund të luaj nga të dy krahët e mesfushës, por edhe si sulmues i krahut të djathtë, prandaj Rosonerët e dëshirojnë me çdo kusht francezin.