Barcelona sakrifikon Miralem Pjanic për yllin e Chelsea.
Siç raporton e përditshmja katalanase Sport, Barcelona është e gatshme tia ofrojë Chelseas kartonin e Pjanic në këmbim të Jorginhos.
Pjanic nuk ka arritur të bind te Barcelona dhe vlera e tij në treg ka shënuar rënie, për dallim nga Jorginho i cili po bën një sezon fantastik te Chelsea.
Vlera e Jorginhos në treg është 45 milionë euro dhe Barcelona përveç kartonit të Pjanic do të duhet të ofrojë edhe 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e brazilianit.
Sport, shkruan se bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe mbetet ta shohim nëse do të arrihet marrëveshja.