Tuchel me një fond të madh në merkato!

Duket se sezoni i mirë që po kalon Thomas Tuchel me Chelsean do të shpërblehet me një shifër të madhe që do ti dedikohet merkatos nga drejtuesit e klubit.

Bëhet fjalë për një fond prej 150 milionë eurosh që trajneri gjerman do të ketë në dispozicion gjatë kësaj vere për të përmbushur objektivat e skuadrës, raporton The Telegraph.

Një sulmues i ri është objektivi kryesorë i Bluve të Londrës me Romelu Lukakun dhe Erling Haaland që janë emrat më të përmendur në Stamford Bridge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here