Bossi i Bayern Munich, Hansi Flick tashmë është shndërruar edhe në një opsion të rëndësishëm për skuadrën e Barcelonës, raporton RAC 1.
Blaugranat mund të vendosin për të shkarkuar Ronald Koeman pas një sezoni zhgënjyes edhe Flick është përmendur si emri më i mundur për të marrë këtë post.
Flick ka qenë shumë i përfolur për të marrë drejtimin e kombëtares së Gjermanisë mirëpo deri më tani asnjë ofertë formale nuk ka ardhur, duke lënë gjithçka të hapur.