Duket se nuk është vetëm Jose Mourinho ai i cili po sulmon rivalët direkt në merkato.
Kjo pasi edhe Paolo Maldini ja ka mësyer një emri të skuadrës së Romës i cili këtë verë mund të ndërrojë kamp nëse oferta e duhur dërgohet drejt kryeqytetin italian.
Bëhet fjalë për futbollistin Cengiz Under, i cili është akoma nën pronësinë e skuadrës së Mourinhos mirëpo këtë sezon ka qenë i huazuar tek Leicester në Premier League.
Anglezët nuk kanë shprehur interesim për blerjen e shërbimeve të tij dhe këtë verë ai do rikthehet në Itali.
Tashmë gjithçka është në duart e Maldinit i cili nëse bën ofertën e duhur atëherë mund të sigurojë shërbimet e tij pa shumë mund.