Juventus, tradhëtia e Dybalas!

Paulo Dybala ka shumë mundësi që është duke përgatitur një largim surprizë nga skuadra e Juventusit gjatë verës së ardhshme.

Momenti i vështirë për argjentinasin po vazhdon duke rritur presionin më shumë tek ai pasi nuk po arrin të tregojë më të mirën e tij në fushën e lojës.

Siç raporton Todofichajes, Marotta dhe Conte do të ishin mëse të lumtur në qoftë se do të arrinin transferimin e argjentinasit në San Siro, gjë që do të ishte edhe një goditje e madhe për rivalët e tyre direkt për titull.

Gjithçka ka mbetur të diskutohet muajve të ardhshme mirëpo Dybala dhe Juve duket se nuk do të bashkëjetojnë edhe për një kohë të gjatë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here