Juventus këtë verë do përjetojë një tranzicion rrënjësorë dhe tashmë largimi i parë nga skuadra është zyrtarizuar.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor Douglas Costa i cili sezonin e fundit e kaloi i huazuar tek skuadra e Bayern Munich, e cila nuk ka synim blerjen përfundimtare të tij.
Por braziliani do të rikthehet në atdheun e tij dhe pikërisht tek skuadra e Gremios.
Tashmë gjithçka që mungon është nënshkrimi i tij dhe një gjë e tillë do të arrihet kur të përfundojë kontrata me Zonjën e Vjetër në fund të këtij sezoni pasi marrëveshja është arritur mes tij dhe skuadrës braziliane.