Nga Spanja kanë dalë zërat që Joao Felix prej sezonit të ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit por një marrëveshje e tillë do të mund të arrihej me sakrifica të mëdha.
Felix është duke kaluar një sezon të mirë me Los Colchoneros gjë që ka bërë që shumë skuadra të mëdha të vihen pas tij duket përfshirë edhe Juventusin.
Çmimi i tij është hiç më pak se 120 milionë dhe kjo shifër për Zonjën e Vjetër aktualisht është e papërballueshme mirëpo siç raportojnë mediat skuadra e Pirlos është duke kërkuar alternativa të tjera për të arritur deri tek portugezi.