E ardhmja e Marcelo Brozovic te Interi në pikëpyetje, kontrata e kroatit me Neroaxurët skadon vitin e ardhshëm.
Edhe pse është njëri nga lojtarët kyç në skemën e Contes, Marcelo Brozovic ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij te Interi.
Kroati nuk ka nisur bisedimet me Neroaxurët për rinovimin e kontratës, ndërsa kontrata aktuale skadon në qershor të 2022.
Drejtuesit e Interit janë të gatshëm ta shesin 28-vjeçarin këtë verë, ndërsa Gazzetta dello Sport, raporton se interesim për të ka shfaqur PSG.
Parisienët janë të gatshëm që tia ofrojnë Interit kartonin e Leandro Paredes në këmbim të Brozovic.
Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe mbetet ta shohim nëse Inter dhe PSG do të arrijnë marrëveshje për këtë super shkëmbim.