AC Milan ka arritur tashmë goditjen e parë për merkaton e verës ku gjithçka ka përfunduar me sukses pasi edhe testet mjekësore kaluan me sukses.
Gianluigi Donnarumma duket i destinuar për tu larguar nga Milan këtë verë dhe Rossonerët tashmë kanë gjetur emrin që do zërë vendin e tij prej sezonit të ardhshëm.
Bëhet fjalë për ish portierin e Lille, Mike Magnan i cili tashmë në supet e tij do të bartë fanelën e kuqezinjëve.
25 vjeçari i kushtoi Rossonerëve një shifër prej 15 milionë eurosh dhe në sezon do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.
Lajmërimi zyrtar për këtë blerje pritet të ndodhë ditëve të ardhshme.