PSG as nuk është duke e shqyrtuar mundësinë që Kylian Mbappe mund të transferohet tek skuadra e Real Madrid këtë verë.
Për këtë arsye Real Madrid tashmë ka gati planin B ku bëhet fjalë për sulmuesin norvegjez, Erling Haaland.
Marca raporton që skuadra madrilene dalëngadalë po zhvendos interesimin e saj tek ylli i Borussia Dortmund i cili ka më shumë mundësi për tu larguar nga skuadra gjermane dhe gjithashtu është një alternativë më e lirë sesa francezi.