Një e ardhme për t’u programuar te Barcelona, pas një sezoni zhgënjyes. Nga merkato deri te stoli, sepse pozicioni i Ronald Koeman është në rrezik.
Presidenti Laporta po vlerëson mundësin që të bëjë një ndryshim në stol, duke përdorur një strategji që nuk është pëlqyer aspak nga agjencia që kujdeset për interesat e Koeman.
Wasserman Netherlands, në fakt, ka sulmuar numrin një të katalanasve, i cili i ka kërkuar trajnerit dy javë kohë gjatë të cilave do të kërkojë një zëvendësues dhe vetëm nëse nuk do të arrijë ta gjejë, Koeman do të konfirmohet.
“Imagjinoni: ‘Dua të martohem me ty, por kam dyshime. Më jep dy javë të tjera kohë për të gjetur një më të mirë… Dhe po nuk e gjeta, atëherë do të martohemi”, ka qenë mesazhi i agjencisë në Twitter, i fshirë më pas.