Hakimi dhe Lautaro out, dy yje in: Inter ka gati operacionin për të shpëtuar klubin

Achraf Hakimi do të largohet nga Interi pas vetëm një sezoni. Mirëpo marokeni nuk është i vetmi, pasiqë Neroaxurët janë të detyruar ta sakrifikojnë edhe Lautaron.

Hakimi sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Interi gjatë kësaj vere. Mbrojtësi maroken pritet ta vazhdojë karrierën te PSG.

Parisienët janë të gatshëm të ofrojnë 60 milionë euro për Hakimin, ndërsa Inter do të përfitojë 15 milionë euro nga kjo shitje, pasiqë u ble për 45 milionë euro.

Përveç Hakimit nga Inter do të largohet edhe Lautaro, pasiqë nga shitja e argjentinasit Neroaxurët do të përfitojnë më së paku 80 milionë euro.

Gazzetta dello Sport, raporton se Marotta ka gjetur zëvendësuesit e Hakimit dhe Lautaros në Serie A.

Vendin e Hakimit te Interi pritet ta zë Alessandro Florenzi. Italiani do të rikthehet te Roma, pasiqë PSG nuk do ta blej kartonin e tij.

30-vjeçari nuk bën pjesë as në planet e Mourinhos dhe Florenzi do ta vazhdojë karrierën te Interi.

Sa i përket zëvendësuesit të Lautaros, ai do të jetë Luis Muriel. Inter ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Atalantën dhe për shërbimet e kolumbianit Neroaxurët do të paguajnë 25 milionë euro.

Muriel ka luajtur 48 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 26 gola për Atalantën.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here