Arsenal po shqyrton mundësitë e saj që këtë verë të transferojë mesfushorin e skuadrës së Anderlecht, Albero Lokonga, raporton Nieuwsblad.
Topçinjtë po shohin tek 21 vjeçari alternativën për futbollistin e Brighton, Yves Bissouma, i cili mund të kushtojë deri në 40 milionë euro.
Lokonga mund të jetë i volitshëm në treg për një shifër prej 15 milionë eurosh pasi skuadra belge mund ta shesë atë këtë verë pasi kontrata e tij skadon në vitin 2022.