Ronald Koeman do të jetë në drejtim të Barcelona-s edhe sezonin e ardhshëm.
Lajmi është dhënë nga SER Catalunya.
Lajmërimi zyrtar i klubit pritet të vijë të premten.
Presidenti Joan Laporta ka vendosur ta konfirmojë trajnerin holandez deri në skadencën e kontratës, në qershorin e vitit 2022, por do t’i kërkojë Koeman që të luajë me skemën 4-3-3.
Numri një i katalanasve do t’i kërkojë trajneri një lojë më sulmues në krahasim me atë që është parë në sezonin e sapo mbyllur.