Alisson Becker duket se ka vendosur për të mbajtur bisedime këtë verë me skuadrën e Liverpoolit për rinovimin e mundshëm të kontratës, raporton BBC Sport.
Diskutimet do të fillojnë sapo braziliani do të kthehet nga vendlindja e tij për shkak të kompeticionit të Copa Americas.
Ai tashmë ka një kontratë deri në vitin 2024 mirëpo një rinovim tjetër do të bënte që ai të qëndrojë në Anfield deri kur të arrijë mesin e viteve të 30-ta.