Pronari aktual i Newcastle United, Mike Ashley beson se është më afër se kurrë për të arritur një marrëveshje me vlerë 300 milionë funta për shitjen e skuadrës së tij tek një konzorcium arab, siç raporton The Sun.
Një marrëveshje ishte arritur në prillin e kaluar mirëpo arabët u tërhoqën në fund për shkak të disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit e Premier League.
Ashley qysh prej atëherë ka qenë në një betejë legale me Premier League dhe ka besim që do të dalë fitimtar dhe marrëveshja do të nënshkruhet siç ishin marrë vesh vitin e kaluar.