Tottenham ka bërë të ditur që do të kërkojë të paktën 150 milionë funta për secilën skuadër që dëshiron shërbimet e Harry Kane këtë verë, raporton The Sun.
Kjo kërkesë u bë e ditur në një periudhë kur Manchester City po kërkon blerjen e tij dhe gjithashtu në bisedime po kërkon të përfshijë edhe Raheem Sterling për të ulur pak çmimin e tij.
Kane është emri më i kërkuar sa i përket sulmit në Premier League dhe sezonin që lamë pas arriti që të tundë rrjetën 23 herë edhe asistoi për shokët e skuadrës plot 14 herë.