Emerson Palmieri ka një vit të tërë që po kërkohet me ngulm nga skuadra e Interit por duket se kjo skuadër nuk do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Kjo për faktin që shumë i interesuar për të është Luciano Spalletti i cili sipas Calciomercato është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të majtë.
Negociatat mes dy klubeve kanë filluar dhe Napoli ka bërë tashmë një ofertë pak më të ulët se 15 milionë euro.
Chelsea është duke e shqyrtuar një mundësi të tillë dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet të arrihet një marrëveshje konkrete që do ishte gjithashtu një goditje direkte edhe ndaj Interit.