Tottenham është në bisedime të avancuara për transferimin e sulmuesit të skuadrës së Borussia Monchengladbach, raporton RMC Sport.
Marcus Thuram është tashmë një emër i rëndësishëm për Spurs për shkak se skuadra londineze e ka shndërruar në prioritet tranferimin e një sulmuesi pasi Harry Kane pritet të largohet këtë verë.
Francezi pritet që të largohet nga skuadra gjermane këtë verë dhe Londra duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.